8.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Zafir Berisha me programin e tij qeverisës, ofron projekte konkrete për Atmaxhën

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, i shoqëruar nga ekipi i tij, mbajtën tubim elektoral edhe në fshatin Atmaxhë.

Berisha tha se për Atmaxhën kemi projekte konkrete që do të prek direkt në të mirën e këtij lokaliteti.

“Jemi këtu në Atmaxhë për të prezantuar programin socialdemokrat të Nismës, si një program i vetëm që është i përafërt me nevojat për qytetarin. Prandaj, unë si kryetar i Prizrenit dhe formacioni im qeverisës, në asnjë mënyrë nuk do ta konsiderojmë ardhjen në pushtet si privilegj, por si shërbim për qytetarin, kështu është i konceptuar edhe orientimi ynë politik dhe poashtu mbi këtë bazë është hartuar platforma ime qeverisëse në mandatin katërvjeçar, andaj mbështetja juaj do të jetë stimulim shtesë për të ndryshuar gjendjen e rënduar në qytetin e Prizrenit”, theksoi mes tjerash Zafir Berisha.

Ai vazhdoi duke thënë se “ndryshimi për qytetin e Prizrenit dhe për ne si qytetar është në numrin 31, në Nismën për Kosovën, me Zafir Berishen për kryetar të Prizrenit dhe ekipin e tij triumfues”.

“Mirëpo, për të ardhur deri këtu, duhet të ndryshojmë mënyrën e të votuarit, për të hapur kështu mundësinë e ndërrimit të qeverisjes në Prizren, në mënyrë që të vijmë në piken e implementimit të tërësishëm të programit tonë”, përfundoi fjalimin e tij në fshatin Atmaxhë, Zafir Berisha.

Ndërkaq, fjalimin e përshëndetën edhe drejtuesit e nëndegës nga fshati Atmaxhë, duke u zotuar se do të angazhohen intensivisht që zgjedhjet e 22 tetorit, “Prizrenin ta lirojnë njëherë e përgjithmonë nga gllabëruesit, keqbërësit, të inkriminuarit dhe të korruptuarit e qeverisjes së deritanishme”.

Më Shumë

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë...

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Lajmet e Fundit