8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Zafir Berisha reagon ndaj lajmit që Haki Abazi paska pasur zyre në Beograd

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, cili thuhet se ka pasur zyre në Beograd, i cili punonte për “The Rockefeller Foundation”.

“Nga kjo që po shihet ditëve të fundit, përfundimisht po bindem se në Vetëvendosje çdo gjë ka, vetëm Vetëvendosje JO! Nga një lëvizje politike siç është menduar në fillim, kanë kaluar në një “sektë politikë” ku kanë gjetur strehë dhe vazhdojnë misionet e tyre, që nga mbetjet e regjimit sllavo-komunist të ish-Jugosllavisë e deri te spiunët e shërbimeve sekrete të Serbisë, Rusisë, Rumanisë e Greqisë e deri te mbështetësit e ISIS-të dhe atyre që zotin e shohin si “gjygym çaji” dhe ndonjë i mashtruar që ju ka ndalur ora në vitin 1999!. E vërteta mund të vonohet, por nuk ka “qare” një ditë pa dalë në dritë, thotë populli”, ka shkruar Zafir Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Lajmet e Fundit