Zafir Berisha: Serbia dhe Rusia i kanë rritur apetitet, Kosova të zgjohet nga gjumi

Ish-deputeti i Kosovës, Zafir Berisha thotë se Serbia ka rritur apetitet e saj në gjeostrategjinë politike.

Ai, fton institucionet e vendit që të zgjohen për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë dhe Rusisë.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje

Vendimet e fundit të Asamblesë së Republikës Serpske në BeH, besoj se është një alarm paralajmërues për zhvillime të nxehta në dimër të ftohtë!

Derisa për zhvillimet në BeH kemi reagime shqetësuese nga vendet e botës demokratike dhe mekanizmat të ndryshëm ndërkombëtar, në Kosovë kemi një kryeministër me ide bolshevike që hallin më të madh e ka se si me i kapën sindikatat që po kërkojnë mirëqenie për ata që i përfaqësojnë.

Nuk është ndonjë “zbulim epokal” nëse themi se zhvillimet në BeH janë një sinkronizim i plotë i veprimeve ruso-serbe në Ballkan dhe Ukrainës.

Rusia si një vend jo demokratik, por me fuqi politike, ekonomike dhe ushtarake, në vazhdimësi ka qenë e interesuar që të ketë një Ballkan jo stabil për të krijuar pastaj, destabilitet edhe në Evropë.

Serbia si një Krime ruse në Ballkan, ka rritur apetitet e saj edhe për një bazë ushtarake në BeH si “Sevastopoli” për fuquzimin e gjeostrategjike politike, e cila nuk ?shtë në përputhje me politikat pro-perëndimore të rajonit!!!

Zafa

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit