10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Zafir Berisha shpreh keqardhje që nuk ka pasur mundësi të punësojë më shumë njerëz

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha pranon ne emisionin Frontal ne T7 se partia te cilës i takon Berisha ka punësuar shume persona. E personat e punësuar, kryesisht janë anëtar të partisë. Madje deputeti i Nismës, shpreh keqardhje se nuk kane pasur mundësi te punësojnë me shume.

‘’Natyrisht qe është punësu dikush, fatkeqësisht s’kemi pas mundësi me punësu më shume’’ Në fund të fundit ne duhet me pas një mision, por gjithmonë punësime me rregulla te lojës”.

E pyetjes se pse anëtaret e Nismës, duhet ti zënë vendin personave që i plotësojnë kriteret për ato pozita, Berisha u përgjigj :

‘’Po pse mos mu pranu ? More me mujte edhe 20 edhe nuk behet nomi, këta tjerët le ti punësojnë partitë e veta.’’

Madje ai pranoi sa disa nga te punësuarit janë edhe familjar te anëtareve te Nismës. ‘’N’fund t’fundit edhe anëtaret e familjes i kan kërkesat. Me të thanë te drejtën ky është realiteti i hidhur ne Kosove, dhe nuk mundemi me mohu.’’

Por meqenëse 90 përqind te familjes së Berishes jetojnë jashtë vendit, ai mohon se ka punësuar ndonjë familjar të tij.

‘’Nuk kom pas nevoje familjaret e mi, se 90 përqind janë jashtë.

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Lajmet e Fundit