Zafir Berisha thotë se do ta krijojë një liqe artificial për ta furnizuar Prizren me ujë

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka treguar se si mendon që t’i furnizojë banorët e Prizrenit me ujë të pijes.

Ai ka thënë se ka menduar dy variante për të zgjidhur këtë problem. Një prej tyre është mundësia e krijimit të një liqeni artificial.

“Problemi i ujit në Prizren nuk zgjidhet me hapjen e puseve dhe keqpërdorimeve të parasë që janë investuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtar. Jam në këtë garë jo për të bërë punë të vogla, por me nisë projekte të mëdha. Çështja e ujit të pijes kërkon zgjidhje afatgjate dhe unë kam menduar dy variante: Liqeni i Breznës në Komunën e Dragashit dhe përmes krijimit të një liqeni artificial përmes një dige ku bëhet akumulimi i ujërave që vijnë nga Bjeshkët e Sharrit në drejtim të Prizrenit,” – tha ai në emisionin CONTEXT.

Ai ka thënë se krijimi i një Liqeni Artificial të tillë përveç se do të furnizonte qytetarët me ujë të pijes, do të kontribuonte edhe në turizëm./ATV LIVE/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit