Zbulohet vendimi i qeverisë gjermane, futbolli rifillon pas datës 21 maj

Bundesliga do të jetë kampionati i parë elitar në Europë që do të rifillojë pas pezullimit si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.

Qeveria Merkel ka insistuar se duhet të ketë një karantinë dy-javore për të gjithë ekipet përpara se të zbresin në fushën e lojës, shkruan SYRI.net.

Sot do të zhvillohet një takim me krerët e shteteve për të diskutuar planet e Gjermanisë për lehtësimin e bllokimit aktual.

Në fillim u përfol se futbolli në Gjermani do të rikthehet më 15 maj, por së fundmi agjencia gjermane e shtypit, DPA, konfirmon se gjithçka do të rinisë pas datës 21 maj.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit