4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Zelensky: Rusët lanë mina kudo

Rusia po e gjen veten gjithnjë e më të shmangur nga komuniteti ndërkombëtar, thotë presidenti ukrainas Volodymr Zelensky në adresimin e tij të natës, duke shtuar se “pushtimi e bën [Rusinë] gjithnjë e më toksike çdo ditë”.

Sidoqoftë, ai vazhdon të paralajmërojë se “dhjetëra, nëse jo qindra mijëra” municione të rrezikshme janë lënë pas nga Rusia në tërheqjen e tyre, përcjell Telegrafi.

“Okupatorët lanë mina gjithandej. Në shtëpi, në rrugë, në fusha. Ata minuan pronat e njerëzve, minuan makinat, dyert”, thotë ai.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Ai paralajmëroi për raportet se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë kimike në Ukrainë, duke shtuar se ata po i marrin këto shqetësime “sa më seriozisht të jetë e mundur” dhe u bëjnë thirrje ukrainasve të vazhdojnë me vendosmërinë e tyre.

“Detyra kryesore si sot ashtu edhe çdo ditë në këtë kohë janë masat konkrete mbrojtëse”, u tha ai qytetarëve ukrainas. “Një rritje konkrete në aftësinë tonë për të zmbrapsur çdo sulm nga trupat ruse. Unë jam duke u marrë me këtë çështje pothuajse gjatë gjithë kohës”.

Ai shtoi se trupat e Ukrainës janë “më të guximshme” se forcat ruse dhe “po i mundin pushtuesit me mençuri dhe taktika të menduara mirë”.

Por ai thotë se Ukraina është ende e varur nga partnerët e saj ndërkombëtarë për armë dhe nuk ka pajisjet që i nevojiten “në veçanti, për të zhbllokuar Mariupolin”. /Telegrafi/

Më Shumë

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Vdes Shemi i grupit Ilirët

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si “Shemi”, vokalisti i grupit “Ilirët”, ka ndërruar jetë papritur. Sipas raportimeve, ai është gjetur pa shenja jete...

Lajmet e Fundit