Zeneli vazhdon me formë të lartë

Sulmusi i krahut Arbër Zeneli ka shënuar gol për t’ia siguruar skuadrës së tij, Heerenveen, një pikë përballë Rodas.

Zeneli shënoi në minutën e 74-t për të barazuar rezultatin në 1:1, që ishte edhe i fundit i takimit të zhvilluar të shtunën në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit holandez, shkruan “Koha Ditore”.

Zeneli nisi një kundërsulm, kombinoi me një bashkëlojtar dhe pasi u lirua nga dy futbollistë mposhti portierin e Rodas.

Për 22-vjeçarin ishte ndeshja e pestë pas kthimit nga lëndimi që mbajti jashtë fushës për disa muaj. Në tri ndeshjet e kaluara, reprezentuesi i Kosovës dha tri asistime

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit