8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Zëvendësdrejtori i një shkolle në Malishevë dyshohet për ngacmim seksual të një nxënëseje

Zëvendësdrejtori i shkollës “Hamdi Berisha” në Malishevë dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Sipas njoftimit nga Policia, rastin e ka raportuar babai i viktimës.

“Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle. Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit i cili në këtë shkollë mban pozitën e zëvendësdrejtorit”, thuhet në njoftim.

Ngjarja sipas ankuesit ka ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle.

“Aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera. Me vendim te prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Lajmet e Fundit