Zhduket një person me të meta psikike në Prizren

Në fshatin Pousk të Komunës së Prizrenit është zhdukur një person me të meta psikike, raporton PrizrenPress.

Këtë e ka bërë të ditur babai i tij, i cili ka raportuar në Policinë e Kosovës. Sipas tij, djali është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Fsh. Pousk, Prizren 01.09.2020. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data 01.09.2020, djali i tij viktima mashkull kosovar me të meta psikike, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit