Fundjava e parë e shtatorit/ Mbi 30 mijë shqiptarë të Kosovës drejt brigjeve shqiptare

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës edhe pse fundjava e parë e muajit shtator vijon të ketë fluks të shtetasve të Kosovës drejt plazheve shqiptare.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha sot për ATSH-në se “që prej orës 00:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në Morinë kane hyrë gjithsej 16 680 shtetas dhe 3358 automjete”.

Sipas tij, situata në pikën doganore është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve duke punuar me kapacitete të plota dhe intensitet të lartë.

Prefekti Kuçana u shpreh se edhe ditën e djeshme ka patur fluks lëvizjesh në kufirin mes dy vendeve, 13 578 shtetas të huaj dhe 4281 mjete dhe 2482 shtetas shqiptarë dhe 1370 mjete”.

“Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit”, – shtoi Prefekti Kuçana.

Që prej daljes nga izolimi për shkak të pandemisë çdo fundjavë që prej qershorit pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit. Shqiptarët e Kosovës, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore./ATSH/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Abdixhiku: Në Suharekë folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot biseda me qytëtarë në Suharekë. Përmes platformës “Hajde Folim”, Abdixhiku tha se përmes kësaj platforme...

Lajmet e Fundit