7.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Zidane flet për nderimin e Iniestas në El Clasico

Trajneri francez i Real Madridit Zinedine Zidane, në konferencën për media para takimit me Barcelonën në Camp Nou ka folur për shumë çështje aktuale për ekipin e tij.

Zidane edhe një herë konfirmoi se Reali nuk do të salutojë Barcelonën si kampion të Spanjës, pra nuk do të ti bëjë korridor nderi dhe mundësi parakalimi.

Po ashtu konfirmoi se Isco dhe Varrane do të jenë në dispozicion të tij për këtë ndeshje, por, gazetarët ishin të interesuar edhe për një detaj rreth këtij takimi.

Zidane pranoi pyetje diskete nës edo të nderojë Andres Iniestan, i cili luan në El Clasicion e tij të fundit.

 

“Nuk bëhet fjalë për çfarëdo futbollisti, është një futbollist që e admirojmë, si person dhe si futbollist”, u shpreh Zidane në konferencë për media.

“Do ta përshëndesim, duke i uruar fat në të ardhmen e tij”, theksoi francezi.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Lajmet e Fundit