Zidane merr përgjegjësinë për eliminimin nga kupa

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka marrë përgjegjësinë për eliminimin nga Kupa e Mbretit nga ekipi që kurrë më parë nuk ka arritur çerekfinalen dhe që deri para katër sezoneve luante në ligën e tretë spanjolle.

Trajneri francez, i cili e pushoi Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale në ndeshjen kur Reali është dashur të mbrojë rezultatin 1 me 0 nga ndeshja e parë me Leganes, ka thënë se është përgjegjës për dështimin.

“Nuk luajtëm ndeshjen, mbi të gjitha në pjesën e parë është dashur të luajmë [mirë]. Nuk luajtëm mirë në stadiumin e tyre, por fituam 1 me 0 ndërsa sonte nuk luajtëm lojën që është dashur. Ishte shumë e vështirë. Ishte natë e vështirë. Kishim 90 minuta për ta kryer një punë dhe nuk arritëm këtë”, ka thënë Zidane.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit