24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Zika në rritje seksualisht

Transmetimi në rrugë seksuale i virusit Zika është më i përhapur nga sa mendohej më parë, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas një mbledhjeje të komitetit të emergjencave, agjencia e OKB-së për shëndetin deklaroi gjithashtu se, provat për lidhjen mes Zikës dhe defektet tek fëmijët e lindur sa vijnë e shtohen.

Zika përhapet kryesisht nga mushkonjat, por vende të tjera, jo të pakta në numër, kanë raportuar për transmetim seksual të tij. OBSH njoftoi muajin e kaluar se rënia dhe përhapja e virusit përbën një emergjencë globale.

Drejtoresha e përgjithshme Margaret Chan tha se, “raportimet dhe hetimet e kryera në vende të ndryshme sugjerojnë se, transmetimi seksual i virusit është më i shpeshtë nga sa mendohej më parë”.

Duke e cilësuar këtë zhvillim si “alarmant”, doktoresha Chan tha gjithashtu se, mikrocefalia – defekti tek fëmijët e sapolindur që lidhet fuqishëm me rënien e virusit në Brazil – është vetëm një nga anomalitë e konstatuara nga OBSH tek Virusi.

Chan shtoi se, problemet e lidhura me Zikën tashmë po shihen jo vetëm tek gratë në fazë shtatëzënie, por edhe tek fëmijët, adoleshentët e madje edhe të rriturit.

Më Shumë

Bajram Kastrati jep dorëheqje nga AAK- ja në Prizren, pas 17 vjetësh angazhim politik

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë...

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Lajmet e Fundit