13.4 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Zvicra në Panairin e Librit në Lajpcig

Zvicra-dhe-gjuha-e-saj-320x180Në fokus të këtij viti në Panairin e Librit në Lajpcig është Zvicra dhe sidomos letërsia në gjuhën retoromane. Shumica e autorëve retoromanë të Zvicrës shkruajnë në dy gjuhë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në tregun gjerman të librit.

Në Zvicër ka rreth 50.000 deri në 60.000 vetë, që flasin sot gjuhën retoromane, apo romansh, e cila është pranë gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes – gjuha e katërt zyrtare e Zvicrës. Fillimet e saj datohen në vitin 15 para Krishtit, kur filloi përzierja e gjuhëve lokale të Retias me gjuhën latine. Edhe pse gjuhë e një pakice, gjuha romansh ndahet në pesë nëndialekte në: Vallader, Putèr, Sursilvan, Sutsilvan dhe Surmiran.

Sikurse gjuha e sorbëve në Gjermani apo gjuha korse, edhe romansh bën pjesë në gjuhët e Europës të kërcënuara nga zhdukja. Por kjo gjuhë jo vetëm vazhdon të flitet fshatrave të Zvicrës, por në të shkruhet edhe letërsi.

Temat e letërsisë në gjuhën retoromane nuk janë vetëm jeta në Alpe, bagëtia dhe gjuetia, por edhe jeta urbane, sikurse gjendet në librat e Leo Tuor dhe Arno Camenisch, që sipas studiuesit të letërsisë Clà Riatsch janë mjaft inovativë si në mënyrën e të shkruarit edhe në formën artistike.

Zvicra shpenzon shumë para për ruajtjen e kësaj gjuhe të rrezikuar nga zhdukja. Por edhe pse në administratë përdorimi i saj është i suksesshëm, futja e saj në përdorim në shkolla është e vështirë. Po ashtu edhe numri i shkrimtarëve, që shkruajnë në gjuhën retoromane, nuk është i madh.

Më Shumë

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Zbatimi i ploti i rregullave për qarkullim të automjeteve me targa të huaja, si pas ligjit në fuqi, kufizon qëndrimin e Kosovës vetëm tre...

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Lajmet e Fundit