Zyrtare: Ballkani konfirmon largimin e Nazmi Gripshit

Ballkani ka bërë të ditur se Nazmi Gripshi nuk do të jetë lojtar i tyre.

Kampioni i Superligës së Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, bëri të ditur se nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Kujtojmë se për Gripshin ka interesim nga klubet kosovare, shqiptare dhe nga Evropa, ndërsa e ardhmja e tij pritet të konfirmohet shumë shpejtë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:

Faleminderit Nazmi Gripshi!

Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij.

Suksese Gripshi. /Telegrafi/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit