26.6 C
Prizren
E hënë, 2 Qershor, 2025

Zyrtare: Thiago Motta, trajneri i ri i Juventusit

Juventusi ka emëruar zyrtarisht Thiago Mottan si trajnerin e tyre të ri, pas sukeseve që italo-brazilini kishte me Bolognan, duke i dërguar në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e shkarkuan Max Allegrin muajin e kaluar, vetëm disa ditë pasi ai fitoi Kupën e Italisë.

Thiago Motta ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2027 që besohet të jetë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse që rriten në një maksimum prej 5 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët mund të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, ka thënë Motta për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri italo-brazilian i erdhi fundi i kontratës me Bolognan këtë muaj dhe vendosi të largohej për një përvojë të re në Torino.
Ai mbush 42 vjeç në gusht dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij si trajner në Itali, duke stërvitur në klube si Genoa, Spezia dhe Bologna. I lindur në Brazil, ai ka nënshtetësi italiane dhe ka luajtur 30 ndeshje për Azzurrët, duke shënuar një gol.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon kryetarin e Suharekës për punësime partiake dhe keqpërdorim të institucioneve publike

Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Suharekë ka akuzuar pushtetin lokal që udhëhiqet  nga kryetari Bali Muharremaj (AAK) për keqpërdorim të institucioneve publike dhe punësime me...

Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës në Prizren, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër

Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes disa personave, mes tyre një zyrtar policor. “Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është...

Lajmet e Fundit