7.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Inaugurohen punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë

Hyrja për në qytetin e Prizrenit tashmë pritet të jetë më e lehtë për gjakovarët. Kjo pasi të enjten janë inauguruar punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë.

Kjo rrugë tre milionëshe u tha se do të plotësojë nevojat e banorëve të kësaj ane, e cila do të lidhë Gjakovën, Pejën dhe Istogun me autostradën e Durrësit.

Pjesë e këtij inaugurimi ishte edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se punimet në këtë rrugë do të jenë vetëm fillimi i investimeve në këtë rajon.

“Jam i bindur që ky do të jetë vetëm fillimi i zgjerimit të kësaj rruge e që do të shkojë deri Gjakovë e do të shkojë deri në Pejë e Istog për të lidhur krejt këtë regjion me autostradën me Durrësin. Mbi gjysmë milionë banorë do të kenë qasje në këtë rrugë për t’u lidhur me autostradë”, tha ai.

E këtë projekt e mirëpriti e mirëpriti kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Është një rrugë shumë e frekuentuar siç shihet tani, është ndër rrugët shumë të frekuentuara në Kosovë rruga Prizren-Gjakovë e pastaj në Pejë. Besoj që kjo rrugë me zgjerimin e saj do të plotësojë nevojat e qytetarët dhe lidh vendbanimet me njëra tjetrën”, tha ai.

E investuesi i këtij projekti nga BERZh, Neill Taylor tha se ky projekt jo vetëm që do të ofrojë punë 18 mujore por do të lidhë edhe qytetet më mirë.

“Kam kënaqësinë që jam këtu për inaugurimin e kësaj rruge me gjatësinë 2.7 kilometra dhe kosto prej 3.5 kilometra…viti 2020 është shumë sfidues për të gjithë sapo kemi liruar projeksionet tona se ky vit do të ketë rënie ekonomike…pjesa e parë e vitit 2020 ka qenë periudhë e vështirë për Kosovën sidomos në periudhën e ndërtimit dhe jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij projekti”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se këto projekte do të lidhin qytetet Kosovës me rrjetin e rrugëve transnacionale.

“Projekte të mëdha infrastrukturore që e lidhin Kosovën dhe qytetet me rrjetin e rrugëve trans-nacionale e evropiane”, tha ai.

Zgjerimi i kësaj rruge u mirëprit edhe nga banorët e kësaj ane.

Më Shumë

UÇK-ja sërish do të triumfojë!

Bazuar këto tendenca qëllimkëqija të prokurorisë për shtrembërimin e së vërtetës së luftës sonë për liri, që fillin e kanë tek Raporti skandaloz i...

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

Lajmet e Fundit