‘Agjentët janë duke ëndërruar për një dyshe Messi-Ronaldo te Juventus’

Ish-sulmuesi i Barcelonës , Rivaldo ka dhënë disa versione mbi atë se çfarë mund të ndodh nëse Lionel Messi vendos të largohet nga “Camp Nou”.

Gjatë gjithë ditës së djeshme është raportuar për një largim të mundshëm të Lionel Messi nga blaugranët. Gjithçka lidhet me dështimin e klubit në aspektin e politikave të brendshme, përfshirë transferimet e konsideruara si dështime.

Gjithsesi, këtë situatë e ka komentuar edhe Rivaldo, i cili ka dhënë dy nga versionet më të mira të mundshme për Messin, nëse ai largohet nga blaugranët.

“Nëse ai zgjedh të largohet nga Barcelona, atëherë diçka nuk po shkon mirë në dhomat e zhveshjes. Kur kontrata e Messi të skadojë, ai do të jetë 34 vjeç, por klasi i tij më bën të mendoj se ai mund të luajë në Premierligë”, ka thënë Rivaldo.

“Ai mund të dojë të ribashkohet me Guardiolan, pasi ata kishin një partneritet të shkëlqyer te Barca. Me gjithë këto spekulime, besoj se disa agjentë janë duke ëndërruar për një dyshe Messi-Ronaldo te Juventus”, përfundoi braziliani.

Të dy nga këto opsione mund t’i sjellin Leo Messit shumë trofe të tjerë në kabinetin e tij, ndoshta edhe trofe individual.

Mbetet të shihet nëse Leo do të lë vërtetë Barcën, pasi nuk është hera e parë që nisin spekulimet për largimin e tij.

Image

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit