Arbër Rexhaj: Presidenti me diskursin e ri publik po i ngjan VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në emisionin “Debat” të RTK-së tha se sjellja e presidentit Hashim Thaçi karshi Asociacionit po duket si diskurs opozitar.

Sipas tij, diskursi i ri i Thaçit po i ngjan Lëvizjes Vetëvendosje.

“Por ai (Thaçi) këtu e ka një hall të madh siç është Gjykata Speciale. Nëse e ka më të vërtetë këtë opozitarizëm, atëherë le ta heqë nënshkrimin nga Asociacioni. Ai në vitin 2013 thoshte se kjo marrëveshje është në plotni me Gjykatën Kushtetuese dhe është në interes të Kosovës”, ka thënë tutje Rexhaj.

“Është pra simulim opozitar i presidentit. Paramendojeni presidenti po e therrët Kuvendin për një rezolutë kundër Asociacionit”, ka shtuar tutje ai.

Më pas, deputeti opozitar ka folur edhe për Qeverinë e Kosovës. “Në anën tjetër, qeveria nuk i ka numrat për miratimin e një platforme të negociatave. Nuk ka vend në botë që shkon në negociata pa platfomë dialoguese. Madje në këso negociatash nuk shkohet as pa opozitën, në këtë rast pa partinë e parë, VV-në”, theksoi Rexhaj. /RTK/

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit