Arrestohet pasi kapet me marihuanë në Xërxë të Rahovecit

Policia në fshatin Xërxë të Rahovecit ka konfiskuar një sasi prej 2.54 gram marihuanë, tek një mashkull kosovar, transmeton PrizrenPress.

I dyshuari është arrestuar, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.54 gram”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedure të rregullt./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit