Bayerni arrin marrëveshje me Cityn për Sanen

Raportohet se Bayerni ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Leroy Sane.

Bild raporton se klubet kanë arritur marrëveshje, dhe gjiganti bavarez do t’i paguajë Cityt rreth 43 milionë euro.

Sane pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Bayernin, derisa bëhet e ditur se ai madje ka ulur edhe kërkesën e tij për pagë shkaku i pandemisë COVID-19.

Raportohej se Sane kërkonte rreth 20 milionë euro në sezon.

Kompletimi i transferimit të tij në Allianz Arena pritet të ndodhë pas përfundimit të Premier Ligës dhe të Ligës së Kampionëve.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit