Conte flet pas kualifikimit në gjysmëfinale

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadra e tij dëshiron t’i shkojë deri në fund Ligës së Evropës, pas kualifikimit në gjysmëfinale në mbrëmjen e djeshme.Gjiganti italian triumfoi 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit për të siguruar gjysmëfinalen.

Ndërsa, do të kenë punë me fituesin e takimit Shakhtar Donetsk – Basel më 17 gusht.“Ne jemi shumë të kënaqur sepse ishte një paraqitje shumë e mirë. Ne e përgatitëm në mënyrën e duhur, nuk e lamë kurrë Leverkusenin të luajë rehat me topin, ne bëmë atë që punuam në stërvitje, tha Conte.

“Ne duam të arrijmë maksimumin. Ne duam të shkojmë deri në fund”, shtoi ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit