Digjet një shtëpi në Hoqë të Madhe

Një grua në fshatin Hoqë të Madhe të Rahovecit ka raportuar në Polici se një pjesë e shtëpisë së saj është përfshirë nga flakët.

Sipas Policisë një ekip i zjarrfikësve ka dalë në vendngjarje dhe ka lokalizuar zjarrin.Sipas raportit 24 orësh të Policisë përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar.

Gjithashtu, në raportin e policisë nuk thuhet nëse ka persona të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit