9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Dumoshi për vdekjen e Ismet Pejës: Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm

Ka vdekur sot ikona e muzikës popullore Ismet Peja. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga djali i Ismet Pejës, Visari, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Menjëher kanë qenë të shumta edhe reagimet për vdekjen e Pejës, ku ndër të tjerë dhimbjen e saj e ka ndarë edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi është shprehur se emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës, Ismet Peja. Emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar Dumoshi.

Dumoshi tutje ka shtuar se zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve që ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me radhë. Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës.

“Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç thoshte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”! Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm. Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar”, përfundon Dumoshi.

Më Shumë

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit