Greqia hap kufijtë për turistët më 15 qershor

Greqia është një ndër shtetet që një pjesë e mirë e ekonomisë varet nga turizmi, rrjedhimisht është ndër më të interesuarat për të kaluar nga situata e pandemisë në atë të normale.

Kështu, qeveria greke ka vendosur që të hapë kufijtë për turistët në 15 qershor, sigurisht duke marrë masa të forta sigurie për vizitorët.

Të gjitha këto detaje pritet të konfirmohen sot pasdite nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili do të njoftojë sot pasdite planin e qeverisë për punësimin, ekonominë dhe turizmin.

Megjithatë, faktin që Greqia do të rihapë kufijtë e saj për turizëm më 15 qershor, ai e njoftoi edhe gjatë një samiti katërpalësh me disa vende të Ballkanit, në kuadër të perspektivave për rimëkëmbjen e rajonit, pas pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri grek miratoi rihapjen e kufijve më 1 qershor për udhëtimet e biznesit, punëtorëve sezonalë dhe anëtarëve të familjeve rezidentë në vendet e tjera.

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit