Hasi drejt një klubi të madh, interesim nga Turqia

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e një klubi të madh. Sipas gazetës “Arriyadiyah”, Hasi po ndiqet me interes nga skuadra e Feneberbahce, me drejtuesit e klubit turk që e shohin trajnerin shqiptar si të duhurin për të drejtuar skuadrën e tyre.

Besnik Hasi ka kontratë për një vit me klubin e Al Read, por interesimi i Fenerbahçes duket se e ka tunduar shumë ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, që me shumë gjasa, nuk do e refuzojë një ofertë konkrete.

Te Feneberbahce, aktivizohet dhe sulmuesit i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka qenë ndër lojtarët më të mirë jo vetëm të Fenerit, por dhe i gjithë kampionatit turk. Mbetet për t’u parë nëse Hasi do të marrë drejtimin e gjigantëve turq.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit