Java e zezë, 78 të vdekur nga COVID-19

Java e parë e muajit gusht është javë e zezë sa i përket numrit të fataliteteve nga virusi COVID-19.Vetëm nga e hëna deri sot kanë vdekur 78 persona.

Me datë 2 gusht të këtij muaji kanë qenë 249 persona të vdekur, kurse për një javë numri është rritur në 327 deri sot.

Të hënën janë shënuar 7 vdekje nga COVID-19, pasuar nga e marta ku numri i rrit me 13 vdekje brenda 24 orëve, ky trend i rritjes vazhdoi edhe të mërkurën me 15 vdekje.

Të enjten numri i vdekjeve shkoi në 16 persona, kurse të premten pati një ulje ku u regjistruan 3 vdekje brenda 24 orëve.

Të shtunën u rrit prapë numri në 12 vdekje brenda ditës, pasuar nga dita e sotme me 12 raste të reja.Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë është 327 deri sot./Kallxo.com/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit