Ramë Vataj zgjedhet kryetar i PDK-së në Suharekë

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Suharekës.

Kryetar i degës është zgjedhur Ramë Vataj, ka bërë të ditur partia, nëpërmjet një njoftimi.

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Suharekë po ashtu votuan për anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe propozuan delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.

PDK po shkon drejt fundit të mbajtjes së zgjedhjeve në mbarë lokalitetet e Republikës së Kosovës, që do të rezultojnë me mbajtjen e Konventes Qendrore ku do të zgjedhet kryetari i partisë, kryesia qendrore dhe Këshilli Drejtues.

Më Shumë

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit