Landovicë, shëtitja e nxënësve shndërrohet në ankth (VIDEO)

Gati të gjithë nxënësit e Kosovës shkojnë t’i shohin bukuritë e Prizrenit në ekskursionet shkollore. Por, disa nxënës të Vushtrrisë nuk panë dhe përjetuan vetëm gjëra të mira.

Disa gjysmëmaturantë të shkollës “Anton Zako Çajupi” pretendojnë se gjatë vizitës në Prizren, të hënën, u rrahën nga stafi i një marketi.

Ata thonë se kjo ndodhi kur u ndalën të blejnë pije derisa në shkollë deklaruan se nuk u kursyen as mësimdhënësit.

Se në vendin e ngjarjes u ekspozua një armë e konfirmuan edhe në Policinë e Prizrenit. Pronari i dyqanit, që foli për Klan Kosovën me kushte anonimiteti, mohoi se dikush në lokalin e tij ushtroi dhunë ndaj mysafirëve.

Kronikë e zgjeruar nga Rina Mujku.

 

 

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit