Vazhdojnë rrënimet e ndërtesave me vlerë në Qendrën Historike të Prizrenit

Qendra Historike e Prizrenit (QHP) ende është duke vuajtuar nga rrënimet pa leje e të (pa)qëllimshme të ndërtesave me vlerë të trashëgimisë kulturore. Rasti i fundit është ndëtesa në rrugën Berati ku vërehet rrënimi i gati gjysmës së ndërtesës (rrënime në enterier dhe muret e prapme të ndërtesës – shih fotot).

Ky rrënim bëhet më shqetësues për faktin se kjo ndërtesë është pjesë përbërëse e projektit “Revitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti” në Qendrën Historike të Prizrenit i hartuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe EC Ma Ndryshe, përderisa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

Javë më parë, ministri i kulturës Kujtim Gashi ka theksuar se rruga “Marin Barleti” në Prizren do të revitalizohet dhe do të investohen mbi 2 milion euro.

“Projekti “Revitalizimi dhe Integrimi Socio-Ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren” është një projekt ambicioz dhe tepër i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit, pasi që ngërthen në vete trajtimin e 14 ndërtesave të banimit të cilat fatkeqësisht nuk janë në gjendjen e dëshirueshme. Edhe përkundër faktit që zbatimi i këtij projekti paraqet një ngarkesë buxhetore për MKRS-së, ai do të zbatohet në përpikmëri, në respektim të standardeve të larta profesionale dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi” është shprehur Gashi.

EC Ma Ndryshe apelon tek MKRS dhe Komuna e Prizrenit, gjegjësisht inspektoratet përgjegjëse të këtyre dy institucioneve të dalin në terren dhe të evidentojnë këto rrënime dhe të marrin masa adekuate konform ligjeve në fuqi rreth këtij fenomeni të shkatërrimit të ngadalshëm e të (pa)qëllimshëm të ndërtesave pasi humbja e vlerave të trashëgimisë kulturore është proces i pakthyeshëm.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit