Mamushë: Babai mbyt aksidentalisht fëmijën me traktor

Një fëmijë 10-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën e Mamushës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, të ngarkuar me perime dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit