Ministri Kuçi përuron ujësjellës në fshatra të Suharekës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë të martën në përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, si projekt i përbashkët mes Komunës së Suharekës, CDI-së zvicerane dhe Hidroregjionit Jugor.

Ministri Kuçi u shpreh i kënaqur me këtë zhvillim, që i paraprinë edhe përurimit të ujësjellësit në fshatrat Reqan dhe Maqitevë, duke i bërë këto fshatra me ujë të pijes të kontrolluar. Përpos këtij projekti, ministri tregoi edhe për projektin që do t’i zgjidhë Suharekës problemin e ujit të pijes përgjithmonë.

“Dua ta shfrytëzoj momentin për të treguar që e kemi biseduar bashkë me kryetarin për mundësitë e investimeve nga niveli qendror, bashkë edhe me Hidroregjionin, që kanë të bëjnë me rezervarin e madh tek Pusi i Atit, me ç’rast ministria ka ndarë apo ka planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm diku në vlerë prej 800 mijë euro. Ai rezervar shton sasinë e ujit në qytet, e po ashtu bën mbulimin e të gjitha lagjeve me furnizim me ujë në qytet”, ka thënë Kuçi, duke përmendur edhe mundësinë e furnizimit nga Radoniqi për fshatrat e anës që lidhen me Mamushën.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar se projekti ka kushtuar 425-mijë euro, duke potencuar se ka lagje që do të shkojë uji për herë të parë tash.

Ndërsa, kryeshefi i Hidroregjionit Jugor, Zenel Zenelaj, ka falënderuar CDI-në zvicerane, si donatori më i madh në këtë fushë.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Lajmet e Fundit