4.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021

Zafir Berisha në Konferencë Ndërkombëtare flet për Siguri Kibernetike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili është caktuar nga Agim Veliu edhe në cilësinë e koordinatorit për siguri kibernetike, sot iu është drejtuar të pranishmëve në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike të organizuar nga ministria që drejton Agim Veliu dhe UNDP.

Aty Zafir Berisha ka mbajtur një fjalim për zhvillimet teknologjike dhe shfrytëzimin e internetit në Kosovë duke theksuar se teknologjitë e reja kompjuterike kanë sjellë ndryshime kolosale në ndërkomunikimin e një shoqërie globale.

“Transformimi i shkaktuar nga ky digjitalizim krijon varësi të reja. Interneti me hapësirën kibernetike është sistemi më i madh i krijuar ndonjëherë nga njerëzimi, me miliarda pajisje të lidhura, përmes lidhjeve të shumta komunikuese, e me miliarda përdorues që lidhen me laptopë, tabletë, telefona të mençur e pajisje të tjera digjitale. Krahasuar më vendet e rajonit, Republika e Kosovës e ka shpërndarjen më të madhe të internetit. Me këtë përdorim të madh të Internetit, si platformë kryesore e punës, shkencës dhe komunikimit social, siguria dhe privatësia kthehen në brengën kryesore. Për këtë qëllim Republika e Kosovës në vitin 2016 ka aprovuar strategjinë shtetërore për siguri kibernetike dhe planin e veprimit 2016 – 2019”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se aktualisht është duke u punuar strategjia e re për siguri kibernetike dhe plani i veprimit për periudhën vijuese.

“Qëllimi i këtij ligji është për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale. Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike.

Qëllimi I këtij ligji do të jetë që të përcaktoj parimet e sigurisë kibernetike, institucionet që zhvillojnë dhe zbatojnë politikën e sigurisë kibernetike, përgjegjësitë e autoriteteve në fushën e sigurisë kibernetike, detyrat e subjekteve të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin ndërinstitucional, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë në Republikën e Kosovës kundër çdo kërcënimi apo sulmi, si dhe themelon Autoritetin Shtetëror për Siguri Kibernetike. Republika e Kosovës është zotuar të promovojë stabilitetin dhe sigurinë, jo vetëm brenda vendit, por edhe të jetë kontribuuese e rëndësishme ndaj sigurisë së rajonit dhe më gjerë.

Kështu, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike mbetet prioritet për Kosovën. Republika e Kosovës do të sigurojë një mjedis të sigurt të hapësirës kibernetike, duke minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë”.

Në fund Berisha ka inkuruajuar që gjatë dy ditëve sa zgjatë konferenca, të ndahen praktikat dhe njohuritë më të mira në këtë fushë.

Më Shumë

Kujt i dërgoi mesazh Zafir Berisha përmes fotografisë duke goditur thesin e boksit

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka folur për një fotografi të tij që e publikoi pas rezultatit në zgjedhjet lokale në Prizren. Berisha në dpt...

Napoli, tre statuja për të nderuar Maradona-n

Diego Armando Maradona nuk do të harrohet kurrë nga skuadra dhe qyteti i Napoli-t, për atë çka ai i dha atyre dhe tifozëve. “Pibe...

Përleshje masive në Malishevë, tre persona marrin tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje masive në Malishevë, ku gjashtë persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Rasti ka ndodhur në...

Rekomandohet suspendimi i 78 policëve

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online. Hodaj me këtë ka...

Nënshkruhen 13 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Përfaqësuesit e ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Elbasan marrëveshjet bilaterale pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Fillimisht...

Stephen fiton betejën e vëllezërve Curry, Lakers dramë përballë Pacers

Mbrëmja e së mërkurës në NBA ishte e mbushur plot me spektakël. 13 ndeshje u zhvilluan, vëllezër përballë njëri-tjetrit, fitore të mëdha, fitore të ngushta,...

KEDS-i apelon që të mos ngroheni me rrymë, për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka apeluar te qytetarët që të mos e shfrytëzojnë rrymën për ngrohje, pasi për...

Festivali “Hasi Jehon”, propozohet që të merr statusin e asetit në Mbrojtje të Përhershme

Me rastin 45 vjetorit të themelimit të Festivalit folklorik “Hasi Jehon” Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në bashkëpunim me organizatorët e këtij...

Masat dhe orari për gastronominë

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar katër projektligje dhe masat e rejat...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, i sekuestrohen mbi 14 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë. Në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14 mijë e 300...

Junta e Myanmar-it akuzohet për detyrim njerëzish në prag të urisë

Junta ushtarake e Myanmar-it është akuzuar se i detyroi njerëzit në prag të urisë me ofensiva të përsëritura që kur mori pushtetin me një...

Prizren: Aktakuzë për marrje të ryshfetit

rokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.X., - person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Rama kujton tërmetin në Shqipëri: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi ngritur më të fortë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar tërmetin që ka ndodhur dy vite më parë e ku humbën jetë 51 persona dhe mbi 3...

Një vajzë në Prizren shkon në shkollë e nuk kthehet, babai e raporton për të zhdukur

Një nxënëse në Prizren është raportuar e zhdukur. Rastin e ka raportuar babai i vajzës, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. Në njoftim...

Rrahman Jasharaj: Po flas nga autobusi Prishtinë – Pejë, paratë në bankë i ruaj për varrimin tim

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari tha se udhëton me autobus në relacionin Prishtinë-Pejë. Ai në një lidhje direkte për kanal10 tha se po flet...

Miratohet në parim buxheti për vitin 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Ligjin për ndarjet buxhetore 2022. Prezentë në seancë ishim 88 deputetë. Me 65 vota për, asnjë...

Lajmet e Fundit