Nga 29 deri më 31 tetor, Policia e Kosovës shqiptoi mbi 3 mijë tiketa në bazë të ligjit anti-COVID

Që nga data 29 deri me datën 31 tetor Policia e Kosovës ka shqiptuar 3 mijë e 828 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Të gjitha këto tiketa u shqiptuan për qytetarët të cilët nuk zbatuan ligjin anti-COVID, të vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit.

Duhet përkujtuar që vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga koronavirusi, ku nga muaji mars deri më sot janë konfirmuar 19 mijë e 328 raste të prekur me COVID-19.

Si pasojë e këtij virusi humbën jetën 678 persona, derisa drejtuesit e institucioneve kanë vazhduar të kërkojnë nga qytetarët zbatimin e masave të ndërmarra për parandalimin e këtij virusi.

Gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se kanë ndryshuar masat anti-COVID, ku ndër të tjerash lokalet dhe qendrat tregtare do të mbyllen në ora 21:00 dhe pas kësaj ore do të funksionojë vetëm shërbimi  ‘Take Away’ apo merr me vete.

Nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u tha se masat e reja do të jenë në funksion për dy javët e ardhshme, në mënyrë që të shikohet se a do të duhet ndërmarrë veprime të tjera, apo do të vazhdohet me të njëjtat masa.

Rreziku i COVID-19 është shtuar, ku vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 514 raste të reja./Lajmi.net/

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit