Nisma shënon 6-vjetorin e themelimit

Sot bëhen 6-vite që nga themelimi i partisë Nisma Socialdemokrate.

Kjo parti politike, u themelua nga dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, e cila fillimisht quhej Nisma për Kosovën, që u nis me idenë e një fryme të re politike, si pasojë e pakënaqësive të dy liderëve që në një kohë ishin krahu i djathtë i kryetarit të PDK-së, tash presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot Nisma është pjesë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në mandatin e kaluar qeverisës ishte pjesë e Qeverisë Haradinaj, së bashku me PDK-në dhe AAK-në.

Pas konstituimit të partisë, Nisma kishte zgjedhur dy këshille në ditën e saj të parë: Këshillin Kombëtar dhe Këshillin Drejtues.

Kryetar i Këshillit Drejtues të partisë ishte zgjedhur, Fatmir Limaj, i cili është kryetar i Nismës, ndërsa Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, që po ashtu ende mban këtë pozitë.

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit