Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3 korrik, deri më sot është rritur në 97 vdekje në total nga ky virus.Në 24 orët e fundit, janë shënuar 3 vdekje.

Ndërsa komunat më të prekura nga vdekjet e COVID-19 janë komuna e Prizrenit, Prishtinës dhe e Vushtrrisë.

Vdekja e parë në Kosovë është shënuar me datën 22 mars, ndërsa deri më tani në total janë konfirmuar 4,512 raste pozitive me COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit