Prizrenasi arrestohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘detyrim’

Një person është arrestuar nga policia në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘detyrim’.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas një pune hetimore të njësive relevante policore në Prizren dhe në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin P.D,  i cili  dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘detyrim’.

Policia ka sqaruar se i dyshuari për këtë rast, dyshohet se përmes telefonit me mesazh e ka kërcënuar me mesazh viktimën duke i kërkuar para.

I dyshuari për këtë rast, sipas policisë është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit