Qershori 2020, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor 2020 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë duke u barazuar me qershorin 2019, njoftoi sot shërbimi europian Copernicus mbi ndryshimin klimatik, duke nënvizuar ekzistencën e anomalive shqetësuese dhe zjarret në Siberi.

“Qershori 2020 është i barabartë me qershorin 2019, muaji qershor më i nxehtë që prej fillimit të të dhënave, 0,53 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1981-2010”, theksoi Copernicus në një komunikatë, pas muajit maj tashmë rekord.

Por, është nxehtësia e jashtëzakonshme në Siberinë arktike ajo që tërhoqi vëmendjen e shërbimit europian. Temperatura mesatare arriti kështu deri në 10 gradë Celsius mbi normat sezonale në qershor.

Më 20 qershor, një temperaturë prej 37 ° C gjatë një ore u regjistrua në Siberinë lindore, një rekord brenda Rrethit Arktik, sipas Copernicus.

Corpernicus nënvizon se këto temperatura të jashtëzakonshme janë të lidhura me faktorë të ndryshëm ndërveprues, veçanërisht regjimin e erërave dhe një mbulesë veçanërisht e ulët e dëborës.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit