Rexhaj (VV): Hoti nuk mund të krahasohet me Kurtin, ai ëndërron të mos jetë kryeministër i Thaçit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kryeministri aktual, Avdullah Hoti nuk mund të krahasohet me ish kryeministrin, Albin Kurti.

“Një një boshe, koti nuk mund të krahasohet me një gjë që ka qëndrime, punë e veprime”, është shprehur Rexhaj në foltoren e kuvendit, njofton Klan Kosova.

“LDK dhe Hoti premtonin se nuk do të bashkëpunonin me PAN. Ata mashtruan edhe në numrin e ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve… Nga një Qeveri me kursime siç ishte Qeveria popullore e Kurtit, Hoti përfundoi me një megaqeveri për t’i rehatuar planet e klaneve të vjetra”.

Rexhaj është shprehur se Hoti është i vlerësuar vetëm nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Hoti ëndërron të jetë kryeministër e të mos mbetet vetëm ‘kryeministër i Thaçit’. Ai nuk mundet. Ai e rrëzoi Qeverinë që e donin qytetarët. Ai nuk është as i partisë së tij sepse edhe në parti është shumë poshtë. Vetëm në sytë e Mustafës dhe Thaçit do të mbetet lart”.

“Ne [Vetëvendosje] e ndaluam rrjedhën e parave dhe korrupsionin, bëmë kapjen e shtetit dhe filluam përgatitjen për konfiskimin e pasurisë së fituar paligjshëm, çlirimin e ndërmarrjeve publike…Bëmë veprime që po e kthenin Kosovën nga e mbara”.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit