Situatë delikate te Barcelona, lojtarët nuk janë dakord me metodat e trajnerit

Barcelona është duke përjetuar momentin e saj më delikat që kur Quique Setien u ul në stolin e “blaugranave”.

Jo vetëm sepse Real Madridi mund të rimarrë vendin e parë, madje me dy pikë avantazh këtë të diel në Cornelle (përballë Espanyolit), por edhe për shkak të marrëdhënies së keqe që ekziston mes trajnerit dhe skuadrës.

Në fakt, nuk është diçka e re, por ka arritur kulmin me barazimin në Vigo.

Në fund të ndeshjes, pati një diskutim të tensionuar në dhomën e zhveshjes së Barçës mes lojtarëve dhe trajnerit.

Lojtarët, sipas “Marcas”, e kanë qortuan trajnerin për disa nga vendimet e tij taktike dhe ndryshimet që bëri në ndeshjen kundër Celtas, siç është lënia në stol e Arthurit apo Griezmannit.

Diskutimi ishte shumë i tensionuar, çka tregon se nuk ka harmoni në ekip.

Lojtarët nuk pajtohen me disa nga metodat e trajnerit dhe kanë filluar të krijojnë bindjen se nëse vazhdojnë përgjatë kësaj linje, ata nuk do të fitojnë trofe.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit