S’ka muzikë pas orës 21:00, gastronomët të pakënaqur me këtë vendim

Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë dhe lëvizjes së qytetarëve nga orari i deritanishëm deri në orën 22:30.

Pavarësisht që këto biznese do të punojnë deri në 23:30, ata obligohen nga ministria e shëndetësisë që në orën 21 të ndalojnë çfarëdo lloje muzike në hapësirat e tyre.

Arsyetimi i MSH-së për vendosjen e kësaj mase është ruajtja e shëndetit publik.

Mirëpo, ky vendim nuk po iu pëlqen fare përfaqësuesve të shoqatës së gastronomisë.

“Po kuptohet që ka me ndiku, njerëzit dalin të argëtohen, në qetësi nuk e di. Në kohë pandemie po nevojitet edhe stimulimi i tregut, e jo sanksionimi”, kanë thënë nga gastronomët.

Megjithatë, ministri Zemaj ka paralajmëruar mbyllje për të gjitha lokalet e gastronomisë që nuk i respektojnë këto masa.

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Lajmet e Fundit