Talljet me Zafir Berishën për pozitën e koordinatorit, reagon MPB

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është emëruar dje Koordinator për Siguri Kibernetike të Kosovës.

Pas emërimit të tij në këtë pozitë, ka pasur shumë reagime dhe tallje me të nëpër rrjete sociale.

E për emërimin e tij, ka dhënë një sqarim sot Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të punëve të brendshme, Agim Veliut.

Gecaj ka thënë se koordinator nacional i të gjitha strategjive që ka MPB’ja është Agim Veliu, por se për arsye racionale e funksionale, disa nga këto strategji i ka deleguar te zëvendësministrat.

“Moskuptimi i koncepteve dhe mënyrës së funksionimit të strukturave politike e shtetërore i shtynë shpesh individë dhe/apo organizata të rrëshqasin në deklarata e komente joserioze dhe joprofesionale; në veçanti brengosëse është kur individë e grupe që pretendojnë të jenë “profesional/e” e bëjnë një gjë të tillë!”, ka shkruar Gecaj.

Ndryshe, vetëm disa orë pas emërimit të Berishës në këtë pozitë, llogaria personale e tij në Facebook është sulmuar nga hakerët.

Më Shumë

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit