Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive.

Pacienti është me origjinë nga Vushtrria. 71-vjeçari përveç infektimit me koronavirus kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësië:

Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.?

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit