Veseli: Nëse VV i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën Qeverisë Hoti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, ndërsa e ka quajtur manipuluese Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Veseli është shprehur se nëse VV i bën 40 vota për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, PDK nuk ia falë sekondën kësaj Qeverie.

“VV-ja të ndalet me këto manipulime se kinse PDK po e ndihmon për ta rrëzuar Qeverinë Hoti. Kjo parti me ato mbledhje të nënshkrimeve nuk është serioze, por është manipuluese. VV-ja nuk do të mund të na mposhtë neve në opozitë. Ajo po manipulon me çështjen e mocionit sepse nuk janë votat”, ka thënë Veseli në Kanal 10.

Më tej, i pari i PDK-së ka thënë se “nëse PDK e fillon mocionin e mosbesimit, të jeni të bindur se do ta rrëzojmë këtë Qeveri”.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit