12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Zyrapi: Me 4 gusht shkoj në Hagë

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, aktualisht këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për herë të parë pas lajmit se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Zyrapi ka thënë në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se ftesa nga ky organizëm i drejtësisë i ka ardhur “para disa ditësh”.

“Jam i ftuar si i dyshuar”, ka bërë të ditur Zyrapi. Ai ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës.

“Natyrisht do t’i përgjigjem, dhe do të shkoj te Gjykata Speciale”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse di emra të të ftuarve të tjerë nga ky organizëm, ai është përgjigjur: “Nuk e di se kush tjetër është thirrur”.

Zyrapi ka thënë se i kanë treguar që është i dyshuar “për rastet e luftës që kanë ndodhur”.

Ai ka bërë të ditur se në Hagë, te Gjykata Speciale, do të shkojë më 4 gusht të këtij viti. /Express/

Më Shumë

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Lajmet e Fundit