Zyrtare: Ylli i Barcelonës i bashkohet Romës

Carles Perez edhe zyrtarisht i është bashkuar Romës nga Barcelona.

Roma arriti marrëveshje me Barcelonën për huazimin e sulmuesit anësor, me obligim për ta blerë për 11 milionë euro, plus tre milionë të tjera bonuse, raporton Gazeta Express.

Perez u njoftua nga klubi pas ardhjes së trajnerit të ri, Quique Setien, se nuk është në planet e tij dhe se do të shitej.

Klubet kishin arritur marrëveshje për të ditë më parë, dhe ishin në pritje të vendimit të Perezit, i cili erdhi të enjten.

21-vjeçari, i cili muaj më parë kishte nënshkruar kontratë me Barçën deri më 2022, largohet nga klubi katalonas për 13 milionë euro, me Romën që është e obliguar ta blejë në fund të huazimit.

Ai i kishte bërë vetëm 13 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, duke i shënuar dy gola dhe dy asiste.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit