Home Blog Page 1002

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

0

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell.

Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ndërmjet 28-32 gradë

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,

Bashkimi zyrtarizon të huajin e parë për stinorin e ri

0

Skuadra e Bashkimit pak më parë ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollitin Robert Rikic, i cili do të jetë i huaji i parë për stinorin e ri të garave në Superligë.

Ekipi prizrenas që ka arritur marrëveshje me trajnerin Darko Radulovic dhe pas disa emrave vendorë të siguruar, tash ka nisur misionin e mbushjes së ekipit me lojtarë të huaj, ndërsa i parë është Rikic.

Robert Rikic @ Bashkimi

“Me kënaqësi ju prezantojmë lojtarin tonë të ri, Robert Rikic! Ai vjen nga ekipi Rabotniçki i Maqedonisë, ku është shpallur lojtar i vitit dhe qendra më e mirë e ligës, me statistika prej 15.4 pikë dhe 9.2 kërcime për lojë.
Roberti sjell një përvojë të pasur në liga të forta si ato të Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, Çekisë dhe Maqedonisë.
Gjithashtu, Rikic ka luajtur për 6 vite në ABA Ligë me ekipet si Zagreb, Široki, Budu?nost dhe Igokea.”
 – ka bërë të ditur KB Bashkimi në njoftim.

Përndryshe, Rikic është 34-vjeçar dhe luan në pozitën e qendrës. Është 219 centimetra i gjatë dhe në stinorin 2023/24 luajtur te ekipit çek Pardubice, ku ka pasur mesatare prej 14.4 pikësh, 1.3 asistimesh dhe 6.4 kërcimesh për ndeshje.

Rikic është i lindur në Mostar të Bosnje e Hercegovinës në vitin 1990.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizren/ Për një javë shqiptohen mbi 1900 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut

0
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të saj, gjatë periudhës 15.07.2024-21.07.2024, në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024”, ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 1,956 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

Në përputhje me këtë plan, nga 13.07.2024 deri më 19.07.2024, janë ekzekutuar 56 urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet policore në terren, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

0

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më të vegjlit. Një punëtori dramaturgjike pesë-ditore, krijuar, përgatitur dhe interpretuar nga Ayla Kazaz, është qendra e këtij eventi të veçantë.

Punëtoria fokusohet në interpretimin e përrallës “Karrota e Shëndoshtë,” e cila po realizohet në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe boshnjakisht.

“Çdo gjë po realizohet me duart e vogla të pjesëmarrësve tanë të cilët në fund të punëtorisë do të interpretojnë rolet e tyre të caktuara”, thuhet në njoftimin e këtij festivali./PrizrenPress.com

Postimin e plotë e gjeni këtu: https://www.facebook.com/share/p/16by1KM6cugdn7aB/?mibextid=oFDknk

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

0

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike.

Në projektin “Trajtimi i shtretërve të përrenjëve në Komunën e Rahovecit” faza e parë e të cilit kishte kushtuar 815 mijë euro, kontrata ishte nënshkruar më 02.09.2020 dhe do të duhej të përfundonte për 24 muaj.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Por, ZKA ka evidentuar se deri në situacionin e 5-të të datës 17.10.2023 projekti ishte realizuar vetëm 47%, që rezulton se ka një vonesë prej rreth 13 muajsh.

Vonesa kishte edhe në projektin “Ndërtimi i kompleksit sportiv në zonën turistike të Rahovecit- lot 2”.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Sipas kontratës, punët për këtë tender rreth 356 mijë eurosh të nënshkruar më 25.10.2021 do të duhej të përfundonin për 300 ditë.

Por sipas ZKA-së, deri në situacionin e gjashtë, të datës 15.12.2023, projekti ishte realizuar vetëm 51% e që rezulton me vonesë rreth 15 muaj.

Me 16 muaj vonesë rezulton edhe projekti, lot 1, në vlerë 134 mijë euro, për rregullimin e varrezave të dëshmorëve dhe civilëve. Ky projekt ishte nënshkruar më 27.08.2020 dhe do të duhej të përfundonte për 24 muaj. Por ZKA ka evidentuar se deri në situacionin e katërt të datës 10.05.2023 projekti ishte realizuar në vlerë 121 mijë euro, që rezulton më vonesë rreth 16 muaj.

Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2023 rezulton me 8 rekomandime, pesë prej tyre rekomandime të reja dhe tri të përsëritura.

Auditori ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare vjetore për Komunën e Rahovecit. Auditori jep opinion të kualifikuar kur Pasqyrat Financiare nuk janë në përputhje të plotë me standardet./kallxo.com 

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

FOTO+VIDEO/ Si përpara 11 vitesh, Reali publikon fanellat e transfertave

0

Reali i Madridit publikoi këtë të hënë fanellat e dyta për sezonin 2024/2025, që do të përdoren nga skuadra e Carlo Ancelottit në takimet jashtë fushe.

Me ndihmën e nënshkrimit të tyre të fundit Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, një prej “yjeve” të sezonit të kaluar, “Los Blancos” zbuluan fanellën e re. Me ngjyrë portokalli.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll shpjegoi se “fanella është frymëzuar nga yjet që shfaqen natën mbi qiellin sipër Bernabeut.

Dizajni bazohet në idenë se, pavarësisht se ku luan skuadra, tifozët e Realit të Madridit janë gjithmonë të lidhur me yjet në qiell./supersport.al

Merret vendimi: BE ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaportë të Serbisë

0

Këshilli Evropian ka vendosur që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e shtetit serb.

Këshilli vendos heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në komunikatën e Këshillit Evropian.

Miratimi i sotëm nga Këshilli përfundon procesin legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, thuhet më tej në komunikatë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Trashëgimia e “Kino Lumbardhit” në Prizren, kinemasë më të vjetër në Kosovë

0

“Kino Lumbardhit” është një nga vendet më të njohura dhe historike të kinemasë në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht është kinemja më e vjetër në vend.

E ndodhur në qytetin e Prizrenit, kjo kinema është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe trashegimisë së këtij rajoni.

“Vizitorët e huaj historinë e kinemasë e shohin shumë kurioze, për vet faktin se objekti është kaq i ruajtur dhe në një gjendje shumë të ngjashme me origjinalin. Është diçka që është shumë e rrallë, sepse rrënimi i kinemave, privatizimi dhe tjetërsimi i tyre kanë ndodhë në mbarë botën, dhe në pak vende janë ruajtur ashtu si janë”, thekson Ares Shporta, drejtor i Fondacionit “Lumbardhi”.

Për të shikuar emisionin e plotë ndiqeni videon e më poshtme: