Home Blog Page 1006

Spanja triumfon në FIBA 3×3 Women’s Series

0

Spanja është triumfuese e FIBA 3×3 Women’s Series, që u zhvillua në Prishtinë më 18/19 korrik.

Në këtë event morën pjesë tetë shtete, ndër to edhe Kosova, dhe për dy ditë u zhvilluan ndeshje mjaft cilësore në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në fund triumfoi Spanja, që në finale ishte më e mirë se Gyor-i i Hungarisë me shifrat 19:14.

Finalja ishte jashtëzakonisht interesante me të dy skuadrat që nuk kishin pësuar asnjë humbje.

Por, spanjollet ishin më të mira në finale dhe para Lojërave Olimpike Paris 2024, triumfuan në finale 14:19.

Vega Gimeno u shpall MVP, çmim të cilin ia ka dorëzuar Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit të FIBA3x3, Elvira Dushku.

Në fund, Fisnik Juniku ka dhënë çmimin për fituesen, Spanjën, që shënoi edhe fundin e kësaj ngjarje.

Kujtojmë se spektakli i 3×3 vazhdon në fundjavë me FIBA 3×3 Prishtina Challenger.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell, temperaturat deri në 34 gradë

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës mund të sjellin edhe reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Temperaturat gjatë ditës do të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mbi dy milionë euro dëme të shkaktuara nga moti i keq në Dragash

0

Kuku i Dragashit është fshati që u godit më së shumti nga reshjet e mëdha të breshrit të 26 qershorit.

Përpos pastrimit të fshatit, pjesa tjetër ende nuk është sanuar.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/453193197631352

Komuna e Dragashit ka filluar rehabilitimin e rrugës, duke pastruar së pari mbeturinat që shkaktoi moti i lig atë ditë.

Në Komunën e Dragashit thonë se është punuar fillimisht për të kthyer në normalitet jetën në këtë fshat, ndërsa ngelet shumë për t`u bërë, pasi dëmet kapin shumën mbi 2 milionë euro.

“Kemi marrë masa dhe tashmë e kemi kthyer në funksion sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, praktikisht një ndër kushtet më bazike të ekzistencës është plotësuar, mirëpo kemi edhe shumë punë për të bërë në lidhje me infrastrukturën , muret mbrojtëse, dhe pastrimin e lumenjve. Dëmet do me thënë kapin vlerën e mbi 2 milion euro në total, theksojmë se dëme të konsiderueshme kemi edhe në amvisëri, kemi shumë shtëpi banimi që janë të demoluara e të dëmtuara”, ka thënë Vetim Ramadani- Drejtor i shërbimeve publike në Dragash.

I gjithë vërshimi u shkaktua nga dalja nga shtrati i lumit të fshatit që shpesh përdoret edhe si deponi mbeturinash nga banorët. Përveç fshatit Kuk nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit dëme pësuan edhe disa fshatra të tjerë të trevës së Opojës dhe Gorës./rtk

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

ZPS-ja dorëzon aktakuzë të ndryshuar për Isni Kilajn

0

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar për ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj.

Ai po akuzohet për pengim të drejtësisë, ndërsa ishte liruar me kusht nga Gjykata Speciale, më 15 maj të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar në atë kohë thuhej se ndonëse Kilaj është liruar, ai prapë e ka statusin e të dyshuarit në proceset e Dhomave të Specializuara, ndërsa lirimi i tij u bë kur u plotësua kushti i dorëzanisë në shumë prej 30 mijë eurosh.

Përkujtohen dëshmorët e rënë në ‘Betejën e Rahovecit’

0
  1. Sot janë përkujtuar dëshmorët Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Gani Paçarizi, Liman Gegaj, Ramadan Morina dhe Ruxhdi Gjyliqi, pjesëtarë të njësive të UÇK-së që kanë vepruar në Malishevë dhe që kanë rënë në ‘Betejën e Rahovecit’ në korrik të vitit 1998.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Malishevës bëhet e ditur se homazhe janë bërë në vendet e rënies në Rahovec, në memorialet e ngritura për ta dhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Në këtë ceremoninë përkujtimore kanë marrë pjesë protagonistët dhe eprorët e lartë të UÇK-së, deputetë, personalitete të jetës politike dhe kulturore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë. Ndër ta ishin Fatmir Limaj (komandant Çeliku), Nait Hasani, Bekë Berisha, gjeneral Selim Krasniqi, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë Metush Kryeziu dhe përfaqësues të qeverisë komunale në Malishevë.

“Si çdo vit, edhe sot, 26 vite më pas, nderojmë e kujtojmë atë çfarë ka ndodhur në betejat e luftës sonë për liri. Kujtojmë ditët e vështira të asaj kohe, vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificën e korrikut të vitit 1998. Mirënjohja është virtyti më i mirë që manifestohet çdo ditë. Shpresoj që gjeneratat që vijnë do të jetojnë me lavdinë e krenarinë për vendin tonë, për të cilin është dhënë shumë, si në kohën për liri ashtu edhe në epokën e shtetndërtimit,” ka thënë në fjalët e tij përkujtimore Fatmir Limaj.

Ndërsa kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, u shpreh se janë bërë 26 vite dhimbje, por edhe krenarie me veprën e tyre, pasi sot jetojmë të lirë falë sakrificës së këtyre dëshmorëve të kombit.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shaqiri mund të rikthehet në Basel

0

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Basel, aty ku u formua si lojtar profesionist.

“Mendoj se nëse të dyja palët duam me të vërtetë kalimin në Basel, atëherë ne do të gjejmë një mënyrë për ta mundësuar këtë trasnsferim”, tha drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki.

Shaqiri është pjesë e Chicago-s, por deri në fund të këtij viti, transmeton albinfo.ch.

Ai është duke kaluar pushimet në Bazel, derisa dëshiron të kthehet në futbollin evropian.

Xherdani ditë më parë njoftoi tërheqjen nga Përfaqësuesja e Zvicrës.