22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 1042

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për posedim të marihuanës

0

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: shtatë (7) foli paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 14 gramë dhe para të gatshme rreth 170 €.

“Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovws.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1976052036186788

 

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Vdes një person në Rahovec pasi u godit nga traktori

0

Një person ka vdekur në Rahovec pasi është goditur nga një traktor.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kliko video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1976052036186788

Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Nesër bëhet inaugurimi i shërbimit të Kardiologjisë në Spitalin e Prizrenit

0

Nesër  në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, do të bëhet inaugurimi i shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, në orën 09:00,

Në këtë ceremoni të rëndësishme do të marrin pjesë:

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

0

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4m/s

Zyrtare: Thiago Motta, trajneri i ri i Juventusit

0

Juventusi ka emëruar zyrtarisht Thiago Mottan si trajnerin e tyre të ri, pas sukeseve që italo-brazilini kishte me Bolognan, duke i dërguar në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e shkarkuan Max Allegrin muajin e kaluar, vetëm disa ditë pasi ai fitoi Kupën e Italisë.

Thiago Motta ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2027 që besohet të jetë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse që rriten në një maksimum prej 5 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët mund të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, ka thënë Motta për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri italo-brazilian i erdhi fundi i kontratës me Bolognan këtë muaj dhe vendosi të largohej për një përvojë të re në Torino.
Ai mbush 42 vjeç në gusht dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij si trajner në Itali, duke stërvitur në klube si Genoa, Spezia dhe Bologna. I lindur në Brazil, ai ka nënshtetësi italiane dhe ka luajtur 30 ndeshje për Azzurrët, duke shënuar një gol.

Zbulohet data kur do të bëhet prezantimi i Mbappes në Real Madrid

0

Kylian Mbappe te Real Madridi është pa dyshim transferimi më i madh që ka ndodhur viteve të fundit në futboll.

Ylli francez nuk e vazhdoi kontratën me PSG-në dhe shkoi me parametra zero te gjiganti spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Mbappe u zyrtarizua si lojtar i “Los Blancos”, por duhet të presim pak për prezantimin e tij.

Sipas Fabrice Hawkins, prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të bëhet më 16 korrik.

Kjo, pasi që Kampionati Evropian do të zgjasë deri më 14 korrik dhe kanë vendosur që prezantimi të bëhet pas përfundimit të këtij kompeticioni.

Deputetët përballen me rrugaçërinë serbe, Rexhaj: Ua thamë troç se Kosova është shtet i pavarur

0

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Arbër Rexhaj, dhe Erxhan Galushi, kanë marrë pjesë në takimin vjetor të Përfaqësuesve të Mbrojtjes dhe Parlamentet Evropës Juglindore, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Me këtë rast, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje bëri të ditur se janë përballur me rrugaçërinë serbe.

“Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, tha Rexhaj.

Ai theksoi se atyre ua thanë troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Po ashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviqit”, theksoi ai.

“I falënderoj deputetët e Shqipërise dhe Kroacisë, të cilët u përballën me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”, shtoi deputeti i VV-së.

Kliko videon

https://www.facebook.com/share/v/v3wNLfdCx27tk8kE/?mibextid=oFDknk

 

Kurti i gëzuar që studio-bunkeri i radios “Kosova e Lirë” tani është nën përkujdesjen e shtetit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gëzuar që studio-bunkeri ku janë përhapur lajmet e radios “Kosova e Lirë”, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë.

Përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë edhe disa fotografi, ai shprehi mirënjohje për çlirimtarët lajmëtarë.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit”, ka shkruar shefi i qeverisë.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri